Dita e internetit të sigurt është manifestim vjetor që ka për qëllim të bëjë internetin më të sigurt, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Duke promovuar një përdorim të përgjegjshëm, të mirëfilltë, kritikues dhe kreativ të internetit dhe teknologjive, kjo ditë synon që të krijojë një mjedis me sa më pak rreziqe, sidomos për gjeneratat e reja.
Çdo vit në Ditën e Internetit më të Sigurt miliona njerëz i bashkohen frymës për ndryshime pozitive në internet, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e sigurisë në internet dhe për të marrë pjesë në ngjarje dhe aktivitete në gjithë globin.
Për të shënuar këtë ditë në Kosovë, Qendra për Studime të Avancuara FIT në çdo kohë do të përcjell mesazhe që synojnë të ndërgjegjësojnë fëmijët dhe të rinjtë për benefitet dhe rreziqet e internetit.