Për FIT
është shikuar 835 Herë

Qendra për studime të avancuara FIT (Qendra FIT) është organizatë e pavarur joqeveritare e themeluar në vitin 2011. Stafi i saj profesional përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme që kanë për synim të ndërtojnë një reputacion të lartë për standardin e punës së tyre në hulumtimet kualitative dhe kuantitative. Qendra FIT ka si për qëllim rritjen e vetëdijesimit dhe edukimit në fushat të cilat janë shumë pak të prekura në shoqërinë tonë. FIT partner kryesorë ka Ambasadën Amerikane në Kosovë, Save the Children, si dhe shumë bashkëpunime tjera në kuadër të projekteve të ndryshme.

Misioni i FIT është të kontribuojmë në fushën e edukimit me qëllim që të ndihmojmë në rritjen e ndërgjegjësimin ndaj çështjeve kyçe që pengojnë zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit.