Mbrojtja e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet Menu
  • Ballina
  • Për Ne
    • Për FIT
    • Na Kontaktoni
  • Fëmijët
    • 3-7 vjeç
    • 8-12 vjeç
    • 13 – 17 vjeç
  • Prindërit
    • Çfarë bën fëmija im në internet
    • Si të flas me fëmijën tim
    • Rreziqet në internet
    • Çka mund të bëj që fëmija im të jetë i sigurt?
    • Rreziqet potenciale nga përdorimi i internetit
    • Shenjat paralajmëruese se një fëmijë mund të jetë në rrezik
    • Roli i Prindërve
    • Si t’u ofroni fëmijëve tuaj përdorim të sigurt të internetit?
  • Mësimdhënësi
    • Në shkollë
  • Siguria
    • Rreziqet
  • Publikimet
  • Mediat
    • Fotografi
    • Video

Pornografia
është shikuar 901 Herë

Pornografia është bërë gjithnjë e më  e arritshme, dhe në dispozicion të lirë, dhe kjo është një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e fëmijëve tanë online. Sot, çdo fëmijë ka qasje të pakufizuar në internet është vetëm një klik larg që të shikojë, qëllimisht ose aksidentalisht, materiale seksuale online, nga pornografia e të rriturve, materialet verbale që përshkruajnë aktet grafike seksuale, orgjitë, brutalitetin, dhe dhunën. Edhe materiali që përshkruan abuzimin seksual aktual të një fëmije (pornografinë e fëmijëve), që gjendet vetëm në tregun e zi, është në dispozicion dhe i arritshëm në internet. Përmes internetit, shumë nga ky material ‘jonormal’ ka hyrë në rrjedhë, duke ndikuar direkt në zhvillimin e shëndetshëm seksual të fëmijëve tanë.

Çfarë është Pornografia?

Pornografia mund të mendohet si të gjitha materialet seksuale që kanë për qëllim kryesor të nxisin lexuesin, shikuesin, apo dëgjuesin. Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se ekzistojnë katër kategori të pornografisë që mund të përcaktohen të paligjshme, të cilat  përfshijnë: materiale të pahijshme, materiale të dëmshme për të miturit, gjërat e turpshme, dhe pornografinë e fëmijëve.

  1. materiale të pahijshme përfshijnë mesazhe ose fotografi në telefon, radio, apo transmetime në TV ku janë përshkruar pamje të organeve seksuale ose aktivitete seksuale e që janë dukshëm fyese. Ky material shpesh është përmendur si “lakuriqësi seksuale” dhe “fjalë të pista.”
  2. materiale të turpshme (“hard-core pornografi”) janë materiale grafike që fokusohen mbi seksin dhe  dhunën seksuale. Ato përfshijnë akte seksuale grafike, ekspozim të fëlliqur të organeve gjenitale, dhe aktivitetet e devijuara të tilla si seksi në grup, brutalitet, tortura, incesti.
  3. pornografia e fëmijëve është material që vizualisht përshkruan fëmijë nën moshën 18 vjeç të angazhuar në veprimtari aktuale ose të simuluar seksuale, duke përfshirë ekspozim të fëlliqur të organeve gjenitale.

Në Shtetet e Bashkuara është e paligjshme për të prodhuar, shpërndarë, ose për të pasur pornografi të fëmijëve!

Tweet
  • Pornografia

    • Qasja e fëmijëve në pornografi
    • Dëmet
    • Shenjat paralajmëruese
    • A duhet të kërkoj ndihmë për fëmijën tim?
  • Të Tjera

    • Predatoret
    • Telefonia Mobile
    • Rrjetet sociale
    • Cyber – Dhuna
    • Lojerat Online
  • Aktivitete të Ndryshme

    • KËRKESË PËR OFERTË- Realizimi i videoanimacionit për përdorimin e sigurtë të internetit nga ana e fëmijëve fit logo

      Qëllimi kryesor është zhvillimi i një animacioni me gjatësi rreth 1 minutë, që bën përcjelljen e porosisë për sigurinë në […]

    Qendra per studime te avancuara FIT

    Qendra per studime te avancuara FIT

    Qendra per studime te avancuara FIT

    Për Programin

    Projektin e parë rreth sigurisë së fëmijëve në internet Qendra për Studime të Avancuara FIT e ka filluar në vitin 2012 në bashkëpunim me ambasadën Amerikane. Pas këtij projekti të suksesshëm, Qendra FIT në bashkëpunim me Save the Children ka publikuar raportin me të gjeturat nga hulumtimi për Sigurinë në Internet. Me teper

    Kontakti

    Qendra për studime të avancuara FIT Rr. Eqrem Çabej, nr.166, Prishtinё, Kosovё
    info@fit-ks.org +37744145282
    • Ballina
    • Fëmijët
    • Prindërit
    • Mësimdhënësi
    • Siguria
    • Publikimet
    • Video
    • Na Kontaktoni
    © 2014 Qendra per studime te avancuara FIT