Gjuha e urrejtjes në internet
Sipas universitetit prestigjioz anglez, LSE, gjuha e urrejtjes online është gjuha e shprehur përmes internetit dhe teknologjive tjera të informacionit dhe komunikimit. Ky universitet e përdorë edhe një shprehje për të përmbledhur gjithë këtë: “Cyberhate”. Urrejtja në internet njihet gjithashtu edhe si ekstremizëm virtual dhe konsiderohet si formë unike e dhunës kibernetike.
Çfarë përfshin gjuha e urrejtjes në internet?
Cyberhate përfshin lloje të ndryshme të përmbajtjes, si tekstuale ashtu edhe audio-vizuale që shprehin qëndrime përbuzëse ndaj individëve dhe grupeve specifike të njerëzve për shkak të origjinës së tyre etnike ose kombëtare, fesë së tyre, racës së supozuar ose ngjyrës së tyre.